INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kamerat kapin mat hajdutin, ja sesi i riu vjedh celularët në Tiranë [VIDEO]

Kamerat kapin mat hajdutin, ja sesi i riu vjedh celularët në Tiranë [VIDEO]

Publikuar më: 10:56 19-07-2019

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 36-vjeçar, autor i disa vjedhjeve në kryeqytet.

I riu u identifikua nëpërmjet pamjeve filmike, pasi kishte vjedhur dy telefona me vlerë rreth 70.000 lekë në një dyqan celularësh.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, pas analizmit të pamjeve filmike, si dhe informacioneve të marrra në rrugë operative mbi vendodhjen e personit të dyshuar si autor i vjedhjes së celularëve, kanë organizuar punën duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e 36-vjeçarit me inicialet A. A., banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.

Më datë 16.07.2019 në orët e mbrëmjes, në rrugën “Sulejman Delvina” ai ka hyrë në një dyqan dhe ka vjedhur dy aparate celulare, me vlerë rreth 70.000 lekë të reja.

Article Logic
Execution time: 0.0040340423583984