INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lekët derdhen lumë, njihuni me qytetin me banorët më qeflinj të Shqipërisë

Lekët derdhen lumë, njihuni me qytetin me banorët më qeflinj të Shqipërisë

Publikuar më: 09:30 30-05-2019

Banorët e Tiranës nuk kursejnë fare kur flitet për qejf. Kryeqyteti është dhe qendra e argëtimit në Shqipëri.

Tirana mban rekordin e shpenzimeve në kategorinë art, argëtim dhe çlodhje, me 4.8% të totalit të shpenzimeve të këtij qarku. Vetëm në Tiranë, shpenzimet për argëtim llogariten në rreth 210 milionë euro në ose gati 60% e shumës që shpenzohet për këtë qëllim në të gjithë vendin.
Pesha që zënë artet, argëtimi dhe çlodhja në totalin e ekonomisë së vendit ka shënuar rritje. Sipas INSTAT, artet, argëtimi dhe kultura kontribuan me 3% në vlerën e shtuar bruto të ekonomisë, nga 2.47% që kishte kontribuar në 2015-n. Vlera e shtuar bruto është ajo çka prodhon apo shpenzon ekonomia në një vit, duke përjashtuar taksat dhe subvencionet. Në vlerë absolute, shpenzimet për argëtim ishin 40.6 miliardë lekë, ose rreth 325 milionë euro.
Mos habitni, por gjirokastritët janë të dytë në vend që shpenzojnë shumë për argëtim. Ato kapin 3.2% të totalit të vlerës së shtuar të ekonomisë së qarkut.
Më pas vjen Qarku i Korçës. Ky qytet është shndërruar në vitet e fundit në destinacionin kryesor të turizmit kulturor, me vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj. Vlera e shtuar bruto nga kjo degë e ekonomisë në përllogaritet 2.9%. Aktiviteti në këtë degë të ekonomisë ka pasur tendencë rritëse. Por ndryshe nga qarqet e mësipërme, vlonjatët kanë kufizuar qejfet. Vlera e shtuar bruto për këtë degë të ekonomisë shënoi 1.9% të totalit. 4 vjet më parë ishte 2.3%.
Durrësi dhe Lezha kanë zëvendësuar Vlorën. Qarqet me shpenzimet më të ulëta për argëtim janë Kukësi me 1.6%, Elbasani me 1.5%, Berati me 1.3% dhe Fieri me 0.9%. Të fundit në argëtim rezultojnë dibranët me vetëm 0.6%.

Article Logic
Execution time: 0.0038988590240479