INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Kam shef Edi Ramën”/ Haradinaj rrëfen përplasjet me kryeministrin

“Kam shef Edi Ramën”/ Haradinaj rrëfen përplasjet me kryeministrin

Publikuar më: 08:25 15-06-2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për përplasjet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Ai thotë se është përshëndetur edhe me të gjatë shënimit të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, duke theksuar se nuk ka pasur rast të sqarohet për mosmarrëveshjet pas Samitit të Berlinit.

“Unë i përshëndeta publikisht edhe kryeministrin Rama dhe presidentin Meta, është mirë që kanë ardhur. Nuk kam pasur rast të sqarohem. Unë e pata ftuar edhe në hapjen e Autostradës ‘Arbën Xhaferi’, ai më pati premtuar që do të vijë, por nuk erdhi, pastaj nuk kam pasur rast”, ka thënë ai.

Ai tha se etiketimet që i kanë bërë njëri-tjetrit në distancë, nuk duhen marrë si të tilla.
Më tej, kreu i ekzekutivit të Kosovës foli për një samit të mëhershëm të organizuar në Durrës, kohë kur në krye të diplomacisë shqiptare ishte Ditmir Bushati.

Haradinaj thotë se në atë kohë, Bushati i kishte thënë se nuk mund të dalë e të kundërshtojë idenë e shkëmbimit të territoreve për shkak se “kam shef Edi Ramën”.

“Ishte samiti i Durrësit dhe erdhi ministri Markoviç, më vonë u bashkua komisionari Hahn dhe në një rast i thashë Ditmir Bushatit, ‘i nderuar ministër, si ka mundësi që ju nuk e keni një qartësi në respektim të territoreve të Kosovës dhe si nuk dilni kundër lëvizjes me territore për Kosovën’, ai më tha që ‘unë e kam shef Edi Ramën dhe nga ai varët se sa do të jem në Qeveri’”, u shpreh Haradinaj.

Article Logic
Execution time: 0.0032551288604736