INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputeti gjerman: Në Shqipëri po bëhet luftë për pushtet, ç'ndodh me negociatat

Deputeti gjerman: Në Shqipëri po bëhet luftë për pushtet, ç'ndodh me negociatat

Publikuar më: 09:38 15-06-2019

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Gjerman, Manuel Sarrazin, mendon se Shqipëria e meriton çeljen e negociatave: Katër grupe parlamentare në Bundestag janë pro.

Deutsche Welle: Zoti Sarrazin, kancelarja gjermane Angela Merkel raportoi në Komisionin për Çështje të BE-së dhe, sipas një informacioni në Sueddeutsche Zeitung, ajo tha se vendimi për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të shtyhet për në shtator/tetor. Si e argumentoi kancelarja këtë shtyrje?

Manuel Sarrazin: Ajo thjesht e tha këtë duke informuar për planin kohor dhe tha se beson se votimi do të bëhet në shtator/tetor, sepse ekziston ende nevojë koordinimi brenda grupit të saj parlamentar. Por ajo vetë nuk u shpreh as pozitivisht e as negativisht dhe nuk tha se cili do të jetë rezultati i këtij procesi votimi.

Deutsche Welle: Pikërisht ato ditë gazeta “Bild” publikoi audio-përgjimet për shitblerjen e votave në zgjedhjet e 2017-ës, a mendoni se ky publikim do të ndikojë negativisht në vendimmarrjen për çeljen e negociatave?

Manuel Sarrazin: Jo,nuk besoj se luan ndonjë rol te deputetët e informuar. Këto regjistrime nuk janë të reja. Ky debat ka kohë që është shfaqur në tablonë e politikës së brendshme të Shqipërisë. Natyrisht që këto akuza kishin mbërritur deri te ne. Por unëderi tani nuk kam qenë në gjendje të verifikoj, se a përputhen ato me realitetin. 

Deutsche Welle: Shqipëria tani është duke shkuar në zgjedhje lokale pa pjesëmarrjen e opozitës. A ndikon ky fakt negativisht ne vendimin e deputetëve?

Manuel Sarrazin: Gjithmonë është keq për demokracinë në një vend kur opozita dhe qeveria nuk bien dakord për gjërat themelore dhe kur opozita bojkoton zgjedhjet. Por unë nuk besoj se akuzat e opozitës e justifikojnë bojkotimin e parlamentit dhe mospjesëmarrjen në zgjedhje. Përshtypja ime është se aty po zhvillohet një lufte e fortë për pushtet mes Ramës dhe Bashës dhe kjo lufte ne këtë gjendje nuk është e aspak e favorshme për vendimin qe duhet te marrin deputetët ne Bundestag.

Article Logic
Execution time: 0.0043909549713135