INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama këmbëngulës: ''Nuk ma thyejnë dot lehtë kokën, ja pse nuk heqim dorë nga 30 qershori''

Rama këmbëngulës: ''Nuk ma thyejnë dot lehtë kokën, ja pse nuk heqim dorë nga 30 qershori''

Publikuar më: 20:40 14-06-2019

Kryeministri Edi Rama ka shprehur edhe një herë vendosmërinë e qeverisë për të mbajtur zgjedhjet vendore në 30 qershor.

Por këtë herë, nga qyteti i Rroskovecit, Rama e ka quajtur “kokëfortësi” vendosmërinë për mbajtjen e zgjedhjeve që sipas tij “do të ndajnë fantazmat e së shkuarës nga e ardhmja”.

“Nëse do të bënim një garë kokëfortësie, që koka ime nuk është edhe aq e lehtë për t’u thyer, do të fitonte Majlinda. Por është një kokëfortësi pozitive, prandaj edhe kokëfortësia tonë për të qëndruar në idenë se zgjedhjet duhet të bëhen në 30 qershor është e lidhur me idenë se duhet çuar në fund puna që kemi nisur. Duhet çuar në fund puna për reformën në drejtësi, që t’i japë mundësinë shqiptarëve të shikojnë se të gjithë janë të barabartë para ligjit, dhe se koha e të paprekshmëve ka mbaruar”, deklaroi Rama gjatë një mitingu elektoral në Rroskovec.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034730434417725