INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Shkarkimi Metës, zgjedhjet e 30 qershorit... blofet e Ramës

Basha: Shkarkimi Metës, zgjedhjet e 30 qershorit... blofet e Ramës

Publikuar më: 17:27 10-06-2019

Kreu i PD-së Lulzim Basha i quajti blofe të kryeministrit Edi Rama, iniciativën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga Kuvendi dhe vendosmërinë për zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor.Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Basha tha se zgjedhjet nuk do të mbahen më 30 qershor dhe se askush nuk do të shkarkojë presidentin.

“Është një periudhë e mjegullt politike, shqetësuese dhe ngatërruese për njerëzit, prandaj dua të ndaj me ju disa të vërteta dhe mendime.Dua të them që në fillim dy të vërteta: Nuk do të ketë zgjedhje lokale në 30 qershor. Nuk do të shkarkojë kush Presidentin e Republikës.

Edi Rama po përpiqet të bombardojë opinionin publik me dy përbetime, që ai as nuk i mban dot, dhe as nuk ka interes t’i provojë:Ai po përbetohet se do t’i mbajë zgjedhjet edhe pa dekret presidencial, edhe pa pjesëmarrje politike.Ai po përbetohet gjithashtu se do të nisë procedurat për shkarkimin e Presidentit.Janë të dyja bllofe dhe zhurmë me qëllim shpërqendrimin e vëmendjes tuaj” u shpreh Basha.

Sa i përket vendimit të presidentit për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve Basha tha se I shërben opinionit publik dhe se fjala i takon Gjykatës Kushtetuese.

Article Logic
Execution time: 0.0078110694885254