INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Myslym Murrizi rrëfen opozitarizmin dhe fjalorin e tij të

KafeIN/ Myslym Murrizi rrëfen opozitarizmin dhe fjalorin e tij të "ngjyrosur" [VIDEO]

Publikuar më: 13:05 05-11-2018

Në një bisedë simpatike me Flavio Qarrin, deputeti i Qarkut Fier për PD, foli për aktualitetin e javës. Nga Tahiri te Xhafaj e nga Teatri te Basha, Murrizi nuk kurseu askënd.

I ngacmuar nëse ishte bërë pishman për gjuhën e përdorur në të shkuarën, Murrizi deklaroi se: do i ribënte të gjitha njësoj. Ai e konsideroi simbolike deklaratën e bërë nga Basha për bllokimin e Xhafës me trupat e demokratëve, por i bëri thirrje që t’i qëndronte deri në fund deklarimit për teatrin. Ai foli shumë gjatë për analistët gjithollogë në ekranet shqiptare, duke i konsideruar me epitetet gjithë ngjyra për të cilat është bërë i famshëm. Me rezerva për disa emra në grupin parlamentar demokrat, Murrizi tha se: sistemi zgjedhor promovon servilizmin ndaj kryetarit dhe jo shërbimin ndaj qytetarit. Ai thumboi gjithashtu Ramën ne fund të intervistës. 

Article Logic
Execution time: 0.0027070045471191