INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Grida Duma në kafe me Edi Ramën? Ja biseda…[VIDEO]

KafeIN/ Grida Duma në kafe me Edi Ramën? Ja biseda…[VIDEO]

Publikuar më: 14:00 25-10-2018

Në një lidhje direkte nga selia e PD, sot, pjesë e bisedës me Flavio Qarrin ishte Grida Duma. Një ditë e ngjeshur me vendime të rëndësishme politike e cila u parapri nga biseda me deputeten e PD.

Sipas Grida Dumës, sot legjitimohet shteti xhepist. E pyetur nga Flavio nëse mbyllen dhe bastet online, ajo deklaron që “është thjesht një mashtrim, pasi nuk do të mbyllen bastet online”. Pas këmbënguljes së Flavios për qëndrimin eventual nëse mbyllen, zonja Duma tha: është si ajo historia me hallën nëse do kishte…

Nga ana tjetër, ajo deklaroi se shqiptarët do tregoheshin naive, nëse mendojnë se nuk ka një tjetër skandal pas gjithë rasteve të korrupsionit, ku më i madhi është ai i check up Xhuxhi, vëllai i Xhafës dhe çdo skandal na ka bërë për guiness të krimit- tha zonja Duma.

Zonja Duma foli për kthimin e vendimit të Presidentit, duke e quajtur vjedhje si pasojë e rënies së redindit kushtetues. Rëndësia e rastit të teatrit, madje e shtyu opozitën të thyente bojkotin ndaj Parlamentit dhe të shkonte në komisionin parlamentar.

Ajo thumboi drejtuesit e PD, duke bërë thirrje për publikim të emrave të kandidatëve për zgjedhjet locale.

Në fund, ashtu si ndjekësit e KafeIn edhe zonjës Duma, i’u bë e njejta pyetje nga Flavio: - Nëse sot në mëngjes do ishte duke pirë kafe me Edi Ramën, çfarë do t’i thoshte? Dhe përgjigja e zonjës Duma ishte: Në emër të ikjes së tij, të iki sa më shpejt që mos të iki sa më keq… Intervistën e plotë mund ta ndiqni në link-un e mëposhtëm:

 

Article Logic
Execution time: 0.0034208297729492