INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha jep ultimatumin për Teatrin Kombëtar. ‘Është vija e kuqe’

Basha jep ultimatumin për Teatrin Kombëtar. ‘Është vija e kuqe’

Publikuar më: 12:59 25-10-2018

Ndërsa në Kuvend vijonte seanca plenare, ku shumica diskutonte nismën për ndalimin me ligj të lojërave të fatit por dhe Dekretit i Presidentit për Teatrin, kreu i PD lëshon Ultimatumin. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur kundër prishjes së Teatrit, duke u shprehur se ai është vija e kuqe dhe se me forcë do të kundërshtohet.
Lulzim Basha:
“I qëndroj plotësisht deklaratës që kam bërë. PD dhe unë e konsiderojmë këtë ligj antikushtetues dhe provë të qartë se si shteti ka marrë krahun e grabitëse të drogës. Përballë nuk kanë vetëm opozitës, por edhe ata artdashës që i përshëndes. Në një anë kemi interesin publik dhe nga një anë interesave kriminale që përfaqësohen nga oligarkët dhe nga deputetët e Ramës në Kuvend, një pjesë e mirë e tyre të ardhur me votat e kriminelëve. Ne do të kundërshtojmë me të gjitha format dhe mënyrat në krah të qytetarëve. Teatri do të jetë vija e kuqe për ne”.

Article Logic
Execution time: 0.0034098625183105