INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pritet votimi për Teatrin, artistët kanë këtë mesazh të fortë për deputetët socialistë

Pritet votimi për Teatrin, artistët kanë këtë mesazh të fortë për deputetët socialistë

Publikuar më: 09:56 25-10-2018

Në ditën kur Parlamenti pritet që të votojë Dekretin e Presidentit Meta, aleanca për mbrojtjen e teatrit kanë mbajtur një deklaratë përpara votimit. Artistët i bëjnë thirrje deputetëve që të mos shkelin Kushtetutën e vendit dhe të mos bëhen pjesë e asaj që ata e quajnë aferë korruptive me truallin ku ndodhet aktualisht Teatri Kombëtar.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit:
“Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë ju jeni mbledhur sot për të shqyrtuar dekretin e presidentin për ligjin special për prishjen e teatrit. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kanë një kërkesë të thjeshtë ndaj jush: Pranojeni dekretin dhe rrëzojeni njëherë e mirë këtë çmenduri antikushtetuese. E gjithë nisma për prishjen e teatrit është një nga shkeljet më të qarta të kushtetutës së vendit tonë. Ajo synon të grabisë tokë publike private në mes të kryeqytetit, për t'ia dhuruar klientëve të kryeministrit në një kohë kur Gjykata Kushtetuese nuk ekziston. Nuk ka dhe nuk ka pasur kurrë asnjë qëllim përveç këtij. Kushdo që voton atë ligj sot po bëhet haptazi palë në vjedhje kundër interesit publik dhe në shkelje të kushtetutës”.

Article Logic
Execution time: 0.0031487941741943