INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raport kritik i FMN, shqiptarët me zor mbajnë “frymën gjallë”. Ja të ardhurat...

Raport kritik i FMN, shqiptarët me zor mbajnë “frymën gjallë”. Ja të ardhurat...

Publikuar më: 10:48 25-10-2018

Fondit Monetar Ndërkombëtare ka publikuar të dhëna alarmante për Shqipërinë dhe Kosovë, duke i renditur të fundit në rajon dhe Europë për të ardhurat për frymë. Pra me pak fjalë një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve me zor mbajnë frymën gjallë. Po kështu dhe në Kosovë të ardhurat për frymë janë në nivele të frikshme. 

Për vitin 2018, Shqipëria vlerësohet të ketë të mesatarisht të ardhura për frymë prej 5.261 dollarësh në vit dhe rezulton shteti i 102 nga 191 vende të marra në studim.
Kurse Kosova, ka të ardhura për për frymë prej 4.324 dollarësh dhe renditet e 112-a.
Të ardhurat më të larta në rajon i ka Mali i Zi, me 8.644 dollarë për frymë, duke u renditur e 79-a në botë, e ndjekur nga Serbia me 6.815 dollarë, Maqedonia, me 5.953 dollarë dhe Bosnjë Hercegovina me 5.704 dollarë.
Vendi ynë edhe pse ka bërë një përmirësim nga 2017 sërisht mbetet pas shumë të tjerëve. Po numërohen e të paktën 80 mijë familje që përfitojnë të ardhura edhe më minimale dhe mbajën frymë gjallë vetëm me pagesën e ndihmës ekonomike që është totalisht qesharake, pasi në ratin më të mirë disa familje përfitojnë 8 mijë lekë në muaj dhe të tjera 5 mijë lekë. Mos flasim pastaj për një tjetër grup qytetarësh, që bëjnë pjesë në kategorin e varfërisë ekstreme, pasi ata nuk shpenzojnë dot më shumë se 2 dollarë në ditë.
Ndërkohë që shteti, që ka të ardhurat për frymë më të lartat në botë është Luksemburgu, me rreth 114 mijë dollarë. Më pas vjen Zvicra, Norvegjia dhe Islanda.
Shtetet me të ardhura më të ulëta për frymë janë Burundi dhe Sudani i Jugut, me rreth 307 dollarë për frymë secili.

Article Logic
Execution time: 0.0036017894744873