INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BE ka një apel për politikën shqiptare, Ambasadori flet prerë

BE ka një apel për politikën shqiptare, Ambasadori flet prerë

Publikuar më: 09:49 25-10-2018

Klasa politike shqiptare vijon të jetë e tensionuar. Duket se çdo ditë që kalon palët vetëm sa largohen dhe jo të afrohen drejt një kompromisi, qoftë ky edhe në interes të integrimit të vendit në BE. Video përgjimet, arrestimet e ish zyrtarëve të lartë por dhe ligji për shpifjet vetëm sa ka përplasur dy kampet politike në vend. Por Brukseli është i qartë dhe i prerë. Kërkon bashkëpunim në in ter të integrimit të vendit në familjen euriopiane. 

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca i ka bërë një apel politikës shqiptare se për integrimin e vendit duhet të ketë konsensus.
Luigi Soreca:
“Bashkimi i të gjitha forcave janë determinuese për procesin e integrimit”.
Deklaratat e diplomatit europian u bënë në takimin e Komitetit te Stabilizim Asocimit që drejtohet nga zv/ministri i Jashtëm Genti Cakaj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031571388244629