INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rexhep Rraja ‘pranon dhunën’ ndaj Xhisielës. Kërkon gjykim të shkurtuar

Rexhep Rraja ‘pranon dhunën’ ndaj Xhisielës. Kërkon gjykim të shkurtuar

Publikuar më: 09:57 25-10-2018

Çështja e ‘Xhisielës’ vazhdon të tërheqë vëmendjen. Ndërkohë Gjykata e Krujës ka zhvilluar seancën e parë gjyqësore në ngarkim të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit të PS Rrahman Rraja të akuzuar për dhunimin e Xhisiela Malokut.
Në seancën e parë të procesit avokatët e Rrajës thanë se ai nuk i pranon akuzat, ndërsa shtuan se klienti i tyre kërkon gjykim të shkurtuar.
Mbrojtësi ligjor rezervoi të drejtën që në fillim të gjykimit të çështjes në themel të parashtrojë kërkesën për gjykim të shkurtuar, gjithnjë pa pranuar akuzën e përndjekjes. Ndërkohë vetë Xhisiela Maloku ka mohuar dhunën e ish të dashurit të saj, madje nuk ka munguar as në gjykatë për të mbrojtur Rexhep Rrajën. Ajo është shfaqur në media duke pretenduar se ish i dashuri i saj nuk ka asnjë arsye të qëndrojë pas hekurave.
Rexhep Rraja u arrestua në 30 shtator pasi ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu denoncoi në media kërcënimet sipas tij nga disa eksponentë të PS për të mbyllur denoncimin e Xhisiela Malokut. Kjo e fundit vazhdon t'i qëndrojë variantit se nuk është dhunuar nga Rexhepi, por denoncimet për dhunën e ushtruar i kishte bërë në korrik të këtij viti për shkak të xhelozisë.

Article Logic
Execution time: 0.004040002822876