INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Indeksi i PNUD për varfërinë, mësoni ku renditet Shqipëria në listën e vendeve në mbarë botës

Indeksi i PNUD për varfërinë, mësoni ku renditet Shqipëria në listën e vendeve në mbarë botës

Publikuar më: 09:51 25-10-2018

Edhe pas 3 dekadash demokraci vendi ynë duket i zhytur në varfëri. Mjaftojnë disa pyetje. A po ndjekin fëmijët shkollën? A kanë familjet qasje në ambientet e kujdesit shëndetësor? A po marrin komunitetet ujë të pastër, rregullisht dhe energji elektrike? Këto janë disa nga faktorët që mund të ilustrojnë varfërinë shumëdimensionale, e cila shikon privimet e ndryshme që njerëzit përballen në të njëjtën kohë në aspekte të ndryshme të jetës së tyre, jo thjesht mungesën e të ardhurave.
Rreth 1.3 miliardë njerëz jetojnë në varfëri në mbarë botën thotë një studim i PUND.
Sipas këtij Indeksi, Shqipëria renditet e 68 e studiuar sipas kategorive të studimit, ku më mirë shfaqet Mali i Zi, i renditur i 50-i, ndjekur nga Serbia e 67-a. Ndërsa Maqedonia në rajon renditet e fundit, e 80-a, sipas nën-indikatorëve që tregojnë se ka numrin më të lartë të të varfërve multidimensional. Nga ky studim tregohet se vendi ynë pavarësisht shifrës problematike shfaqet më mirë se disa vende të rajonit të Ballkanit.
Ky studim identifikon se si jetojnë njerëzit në tri dimensione kyçe: shëndetësia, arsimi dhe standardi i jetesës, që përfshin 10 tregues si mungesa e qasjes në ujë të pastër, ushqim adekuat ose arsim i detyruar.
Por ku janë të gjithë të varfrit shumë-dimensionalisht? Varfëria shumëdimensionale gjendet në të gjitha rajonet në zhvillim të botës, por është veçanërisht e rëndësishme në Afrikën sub-Sahariane dhe Azinë Jugore, ku jetojnë 83 për qind e të gjithë njerëzve të varfër shumëdimensional. Në përgjithësi, vendet me shumicën e njerëzve që jetojnë në varfëri shumëdimensionale janë India, Nigeria, Etiopia, Pakistani dhe Bangladeshi.

Article Logic
Execution time: 0.0035741329193115