INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Kërcënoi Emiljano Nuhun', opozita kallëzon penalisht Edi Ramën [FOTO]

'Kërcënoi Emiljano Nuhun', opozita kallëzon penalisht Edi Ramën [FOTO]

Publikuar më: 11:21 04-10-2018

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim padisin në prokurori kryeministrin Edi Rama. Pranë organit të akuzës janë drejtuar dy krerët e grupeve kuvendore Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, të cilët kanë bërë publike dhe padinë e opozitës. Arsyeja e kësaj padie ndaj kryeministri janë fjalët e këtij të fundit sipas opozitës, kundër ish-oficerit Emiliano Nuhu që bëri rrëfimin e tij për rastin “Xhisiela”.
Në padinë e opozitës thuhet:
“Kryeministri i drejtohet me fjalë kërcënuese nënkomisarit Emiljano Nuhu. Ai ndërhyn në punën e organeve ligjzbatuese duke paracaktuar rezultatin e hetimit penal. Tenton të pengojë zbulimin e të vërtetës”.
Në kallëzimin penal të opozitës janë tre akuza për kryeministrin Edi Rama ndërsa In News ka siguruar dhe padinë e dorëzuar në Prokurori nga Spaho dhe Vasili. Menjëherë pasi dorëzuan në Prokurori kallëzimin penal, Edmond Spaho shpjegoj arsyet e këtij denoncimi.
Edmond Spaho:
“Rama kërcënoi oficerin Nuhu, me këtë deklarim publik, kryeministri ka kërcënuar komisarin në kushtet e të qenurit në punë. Ka ndërhyrë në hetim, duke e paracaktuar hetimin. Ai nëpërmjet këtij deklarimi ka ndërhyrë në hetim. Mbi Ramën rëndojnë 3 vepra penale, kanosje për shkak të detyrës, veprime për fshehjen e së vërtetës, dhe kanosjes për të mos kallëzuar. Këto shkelje dënohem me 2 deri në 4 vite burg”.

kallezimi_i_pd.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035440921783447