INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Flet mjeku: Ja si zv.Ministri i Arsimit ka kopjuar kërkimin shkencor [VIDEO]

KafeIN/ Flet mjeku: Ja si zv.Ministri i Arsimit ka kopjuar kërkimin shkencor [VIDEO]

Publikuar më: 16:49 08-10-2018

Sot në KafeIN në një lidhje telefonike ishte mjeku Taulant Muka i cili ka denoncuar zv.Ministrin e Arsimit, Ervin Demo për plagjiaturë. Muka i cili tregoi se ka ardhur në Tiranë vetëm për këtë problem, u shpreh se ka denoncuar Zv.Ministrin e Arsimit për dy botime.

Në bisedën me Flavion ai tha: “E kam raportuar për dy procedura, dy botime, njëra në anglisht e botuar në një revistë të konsideruar “grabitqare” ku mund të publikosh çdo gjë për lekë dhe aty është 100% kopje. Botimi i dytë është botuar në një revistë shqiptare, por që abstraktin (përmbledhjen e punës kërkimore) e ka në gjuhën angleze.”

I pyetur nga Flavio nëse ka marrë telefonata, presione apo kërcënime për t’u tërhequr sepse në këtë çështje ka edhe shumë persona të tjerë të përfshirë, Muka u shpreh se deri në këtë moment jo, por në Shqipëri mund të presësh gjithçka.

“E kam ngritur problemin për shkak të pozicionit që ai përfaqëson sepse është drejtues i një institucioni shumë të rëndësishëm. Le të flasim hapur, në Shqipëri kopjimi është një gjë normale. Shqetësohem se këta persona nuk janë të interesuar për të rritur cilësinë e arsimit dhe duke lejuar kopjimin ne krijojmë njerëz që nuk janë profesionistë në atë fushë ku marrin diplomën, mos të shesin më diploma, s’kemi nevojë për kartona, por për profesionistë”, u shpreh mjeku Taulant Muka.

Pytjes së Flavios nëse Muka kërkon dorëheqjen e zv.Ministrit të Arsimit, ai u shpreh se kjo pyetje e ka përgjigjen vetë duke marrë si shembull ngjarje të tilla të ndodhura në disa vende perëndimore, ku ministrat janë dorëhequr.

Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme në KafeIN me Flavion.

 

Article Logic
Execution time: 0.0023400783538818