INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrihet me grushte dhe shkelma nga i dashuri milioner për një foto në Instagram

Rrihet me grushte dhe shkelma nga i dashuri milioner për një foto në Instagram

Publikuar më: 16:44 08-10-2018

Shkelma dhe grushte mbi të dashurën për një fotografi të publikuar në mediet sociale. Por Melissa Gentz, njëzet e dy vjeç nga Florida, nuk mund ta lejonte këtë. Ajo ka raportuar dhunën e ushtruar  ndaj saj në faqen e Instagramit. Vjaza tregoi syrin e nxirë dhe shenjat në fytyrë, duke thënë se i dashuri, 25-vjeçari milioner Erick Bretz, i kapur nga një tërbim  xhelozie, u përpoq ta mbyste atë, duke i shtrënguar qafën me këmbë. E sulmuar në mes të natës, ajo tregon se thirri policinë, dhe se ishte shumë e tmerruar. Bretz, i cili mohon të gjitha akuzat, dhe doli nga burgu pasi u arrestua.

melisa_e_dhunuar.jpg

Siç raportohet nga Daily Mail, Melissa shkroi një mesazh të gjatë bashkangjitur  imazhit të dhunës: "Po e ripublikoj këtë foto, sepse i dashuri im e fshiu pa lejen time. Ai më tha se vajzat që kanë të dashur nuk mund të postojnë fotografi në të cilat tregojnë gjoksin. Kështu që unë dua t'u dërgoj një mesazh të gjitha vajzave që jetojnë në një situatë të ngjashme dhe ti nxis ato që të rebelohen dhe të mbyllin marrëdhëniet para se të jetë tepër vonë"-shkroi Melissa. Shenjat e dhunës dhe ankesat e Melissas nuk shërbyen për ta mbajtur të riun në burg: ai doli vetëm disa orë më vonë me pagesën e një depozite. Por vajza tani mund të ndihet më e sigurt. 25-vjeçari u vendos një urdhër kufizues që nuk e lejon atë që ti afrohet, tani ish-të dashurës.

Article Logic
Execution time: 0.0034620761871338