INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIn/Izolimi i  “270 të fortëve” në burgje, këshilltarja e Drejtësisë: Kriteret i vendos SPAK [VIDEO]

KafeIn/Izolimi i “270 të fortëve” në burgje, këshilltarja e Drejtësisë: Kriteret i vendos SPAK [VIDEO]

Publikuar më: 14:31 31-01-2019

Ligji nr.13/1 për izolimin e kokave të krimit që vuajnë dënimin  në burgje ose “41-Bis” siç njihet në Itali ka hyrë në fuqi ditën e mërkurë.
Këshilltarja për çështjet ligjore në Ministrinë e Drejtësisë, e ftuar sot në emisionin e mëngjesit “KafeIn”, Aulona Mersini u shpreh se ministria e Drejtësisë ka nisur menjëherë punën për implementimin e këtij ligji.
Gjatë bashkëbisedimit me moderatorin Flavio Qarri, këshilltarja e ministres së Drejtësisë, u shpreh se nuk janë 270 të dënuarit e rrezikshëm që automatikisht do të izolohen sipas ligjit “41-Bis”.
“Jo të gjithë këta persona të dënuar për vepra të ndryshme penale do të izolohen automatikisht, pra jo çdo person do të hyjë në regjim të posaçëm.
Në ligj thuhet se ky regjim aplikohet për ata persona që kanë kryer vepra penale në kuadër të një organizate kriminale, grup i strukturuar kriminal, organizatë terroriste”
Sipas ligjit, është prokurori i prokurorisë së posaçme, SPAK, ai që kërkon izolimin e këtyre personave, sipas kritereve të përcaktuara”, sqaroi sot për KafeIn, këshilltarja e MD, Aulona Mersini.
Për më shumë ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0025260448455811