INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIn/ Vilma Bello shigjeton Albana Vokshin: ''E ndezur'' enkas politikisht dhe negativisht vetëm kur janë mediat [VIDEO]

KafeIn/ Vilma Bello shigjeton Albana Vokshin: ''E ndezur'' enkas politikisht dhe negativisht vetëm kur janë mediat [VIDEO]

Publikuar më: 15:00 30-01-2019

Me rikthimin e opozitës në kuvend janë rikthyer dhe debatet mes deputetëve.
Vendin e parë për debatet e forta e mban Komisioni i Medias dhe Edukimit ku kryetare është deputetja demokrate Albana Vokshi.
E ftuar në emisionin e mëngjesit KafeIn në INtv, deputetja socialiste Vilma Bello u shpreh se përplasja e fortë në këtë komision zakonisht ndodh kur janë prezente mediat që pasqyrojnë aktivitetin e komisionit, sespse jashtë kamerës kryetarja duhet të jetë ndryshe.
Si deputete e re, pedagogia nga Vlora është shprehur me rezerva për etikën e të folurit të kryetares Vokshi.
“Në komisionin e medias, shpesh herë bëhemi pjesë të një debati jo etik.
Shpesh herë kryetarja tejkalon masën e komunikimit, dhe bën gjoja si provokative, sepse kur ikin kamerat nuk është e ndezur aq negativisht politikisht.
Por a i ka ikur qetësia dhe kryetarit të saj të PS dhe kryeministrit Rama?
Ndiqni të plotë intervistën e deputetes Vilma Bello në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0029110908508301