INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kartat e identitetit që skadojnë, shtyhet afati…

Kartat e identitetit që skadojnë, shtyhet afati…

Publikuar më: 14:25 30-01-2019

Qytetarët e Tiranës nuk do të duhet të presin më në radhë për t’u pajisur me kartën e identitetit.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ishin sot në zyrat e reja në Rrugën “Bardhyl”, të cilat u vijnë në ndihmë 120 mijë banorëve të Njësive 3 dhe 4.

Ata dhanë lajmin e mirë të zgjatjes së vlefshmërisë së letërnjoftimeve elektronike që skadonin këtë vit deri më 31 dhjetor 2019 dhe të ofrimit të shërbimeve për aplikimet e reja edhe ditën e shtunë e të dielë.

Për të ulur fluksin e qytetarëve të cilët aplikojnë për letërnjoftime elektronike, është vendosur zgjatja e afatit të vlefshmërisë për të gjitha kartat që skadojnë në 2019.

Afati i tyre do të zgjatet deri më 31 dhjetor 2019.

Article Logic
Execution time: 0.0031559467315674