INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIn/I njihni Logopedët? As sistemi shëndetësor! Pedagogia: Studentët janë në ankth për punësimin [Video]

KafeIn/I njihni Logopedët? As sistemi shëndetësor! Pedagogia: Studentët janë në ankth për punësimin [Video]

Publikuar më: 16:38 29-01-2019

Logopedia është një ndër profesionet më pak të njohura në fushën e mjekësisë, por kaq shumë i dobishëm për zhvillimin psikomotor të fëmijëve, sidomos ata autikë.
E ftuar në emisionin e sotëm të mëngjesit Kafein në INtv, logopedja Gentiana Sinaj tha se ende mbetet problem vëmendja që i duhet kushtuar kësaj dege nga institucionet përgjegjëse.
“Të rinjtë e diplomuar në fakultetin e Shkencave Mjekësore dhe Teknike në Tiranë hasin vështirësi në punësimin e tyre në sektorin privat e publik.”, tha profesionistja e shëndetit e cila është njëkohësisht dhe pedagoge e lëndës së logopedisë në këtë fakultet.
Sipas pedagoges Sinaj, ka ende paqartësi nga vetë profesionistët e shëndetit për punën e logopedit, ndaj për herë të parë është hapur një repart i logopedisë me qëllim ofrimin e këtij shërbimi për të gjithë pacientët që kanë nevojë.
“Vështirësitë gjuhësore janë dhe muskulore, neurotike, psikogjene etj.
Kategoritë moshore që trajtohen nga logopedi përfshijnë që nga fëmijët e porsalindur deri te moshat e vjetra”, tha logopedistja.
Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, logopedja ka sqaruar disa nga shqetësimet e nënave për vonesat në të folurën e fëmijëve dhe si mund të zgjidhen këto vështirësi gjuhësore.
Për më shumë ndiqni intervistën e logopedistes në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.021241903305054