INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha: Vizita e Ramës në Gjermani e dështuar, asnjë takim i lartë s'u realizua

Berisha: Vizita e Ramës në Gjermani e dështuar, asnjë takim i lartë s'u realizua

Publikuar më: 15:46 29-01-2019

Javën që shkoi Kryeministri Edi Rama bashkë me familjen e plotë udhëtuan drejt Berlinit ku prezantoi një ekspozitë me pikturat e tij. Por sipas një statusi të publikuar sot nga ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook, atij i dështuan të gjitha takimet e nivelit të lartë që kishte parashikuar Fuga e Cakaj, në Kancelari, Bundestag dhe Ministri të Jashtme.
STATUSI I PLOTË

Ne Berlin Kallam Deshtakun nuk e priti njeri!
Atje flitet per nje patologjik!
Te dashur miq, Kallam Deshtaku javen e kaluar i vuri kyçin parlamentit, kryeministrise dhe sarajeve te Surrelit. Ai vrapoi ne Berlin ne pretekstin e nje ekspozite zhgarravinash te denja per nje adoleshent te droguar. Sugari Fuga dhe Sugar Cakaj kishin njoftuar konfidentet per takime ne nivelet me te larta ne Kancelari, Bundestag dhe Ministri te Jashtme. Por asnje nga keto takime nuk u realizua. Ne Berlin flitet gjeresisht se eshte nje patologjik. Ai u kthye ashtu siç shkoi, pa asnje takim te paralajmeruar. sb

Article Logic
Execution time: 0.0031452178955078