INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fatkeqësi, vdes nga i ftohti studentja! Nuk kishte lekë të hipte në autobus

Fatkeqësi, vdes nga i ftohti studentja! Nuk kishte lekë të hipte në autobus

Publikuar më: 15:50 29-01-2019

Një studente 21 vjeçare ka ngrirë në dëborë, pasi e nxorrën jashtë nga autobusi se nuk kishte lekë të paguante biletën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Ukrainë.

Iryna Dvoretska ishte studentja e mjekësisë që u gjet e vdekur nga babai i saj, dy ditë, pasi ishte zhdukur.
Ishte ora 4 e mëngjesit në veri të Ukrainës dhe termometri shënonte -20 gradë.
Por, shoferi i autobusit, Oleg Zhelinskiy, nuk ka dëgjuar justifikimet e saj duke e lënë në mes të rrugës së ngrirë.
‘Shoferi e ka detyruar të zbresë nga autobusi dhe i ka dhënë gaz mjetit, duke e lënë vetëm në mes të të ftohtit dhe larg zonës së banuar’, ka treguar tezja e vajzës Nadiya Typchuk.
Policia ka nisur të zbardh informacionet për shoferin e autobusit duke dëgjuar të gjithë dëshmitarët, në mënyrë që të rindërtohet ngjarja.
Ndërkohë shoferi i autobusit rrezikon deri në pesë vjet burg.

Article Logic
Execution time: 0.0032510757446289