INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Opozita përplaset në komision me Ministren e Arsimit, kjo e fundit lë mbledhjen…[VIDEO]

Publikuar më: 12:41 30-01-2019

Debate të ashpra janë zhvilluar në komisionin e edukimit, ku e ftuar ishte Ministrja e Arsimit, Besa Shahini. Çështja e studentëve ka përplasur Kryetaren e komsionit, Albana Vokshi me Shahinin. Teksa ministrja po sqaronte arsyet se përse nuk duhet të bëhen ndryshime të ligjit të arsimit të lartë, Vokshi i quajti fjalët e saj mashtruese.

“Nuk i shohim të domosdoshme që këto ndryshime të adresohen si ndryshime ligjore, ne me VKM dy nga çështjet e studentëve i kemi adresuar tashmë. Studentët duan rritje nga 10-50% në organet për vendosjen e dekaneve dhe rektorëve dhe një përfaqësues nga studentët në bordet e menaxhimit. Në asnjë rast nuk është i prezantuar studenti në masën 50%, nuk kemi parë raste. Në zgjedhjen e rekorëve dhe dekanëve, studentit i kërkohet ekspertizë se kush do ta udhëheqë universitetin, nuk e kemi parë një model që studenti të ketë një vendimmarrje të tillë, studenti hyn e del aty, nuk qëndron kohë të gjatë nuk mund të jenë vendimmarrës për ata që do të jenë udhqëheqes për ata që do të jenë aty për kohë më të gjatë,” tha Shahini.
Po Vokshi u ju kthye kështu: “Ju po pranoni që pakti nuk i ka plotësuar kërkesat e studentëve. Atëhere pse po mashtroni që thoni që Pakti i ka plotësuar kërkesat e studentëve. Pse i mashtroni studentët? Ju vetë po thoni që jeni kundër disa kërkesave të studentëve. Në nderin tuaj është që të dilni dhe t'i thoni studentëve dhe pedagogëve që nuk mundemi dhe nuk i kemi plotësuar disa prej kërkesave. Ju po pranoni që Pakti është një mashtrim", u shpreh Vokshi.
Po Besa Shahini nuk ka duruar dot akuzat dhe ka lënë mbledhjen, ndërsa Vokshi sërish e kritikoi për veprim dhe e quajti të paligjshme.
“Edi Rama të mos i kërkojë ministrave të braktisin komisionin. Do vë në dijeni ndërkombëtarët për këtë situatë”, tha Albana Vokshi.

Article Logic
Execution time: 0.0034189224243164