INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ka kaluar natën në shtëpi me një nga vajzat e Përputhen?! Arjan Konomi nxjerr zbuluar Mevlanin, ja ç’thotë!

Ka kaluar natën në shtëpi me një nga vajzat e Përputhen?! Arjan Konomi nxjerr zbuluar Mevlanin, ja ç’thotë!

Publikuar më: 18:33 03-12-2021

Mevlani nuk arriti të dalë i përputhur nga programi me asnjë vajzë por duket se ka gjetur një mik të mirë, Arjan Konomin. Ish-konkurrenti dhe opinionisti i njohur shihen shpesh bashkë dhe shkëmbejnë vazhdimisht batuta përmes rrjeteve sociale.

Dyshja së fundmi realizuan një live në TikTok dhe Arjani i zbuloi një ngjarje ish-konkurrentit.

Ndjekësit po i kërkonin Arjanit të tregonte ndonjë histori me Mevlanin dhe upss zbuluam se Mevlani paska kaluar natën në shtëpinë e tij me një nga vajzat e programit. 

“Më merr në cel, më thotë a je në shtëpi, jam i them, më vjen te shtëpia dhe pas dy minutash bie prap zilja dhe kur shoh unë ishte një nga ato të Për’puthen: Po ti moj i thashë çfarë do këtu? Jam me Mevlanin tha ajo. Hajt i thash më dilni përjashta, mu futën me zor në shtëpi të dy. Me njërën nga ato ‘nuset’, nuk e tregojmë. Erdhën në shtëpi dhe nuk dilnin më i thashë unë tani duhet të ikni, po s’ma mbante dhe nga ajo se ishte shumë e fuqishme (qesh).
Po kështu bën ky pa të lajmëruar”

Mevlani ndërkohë thotë: Ja te ky divan, Arjani qesh dhe nuk do që ai të tregojë më shumë, madje Arjani shpresonte që ‘live’ mos ta regjistronin, por ndjekësve nuk iu shpëtoj ky detaj.

Nuk dihet cila ishte vajza në fjalë por ndjekësit aluduan në Antonelën ose Ledjanën, dy vajzat që Mevlani ka pasur më së shumti afrimitet dhe takime.

Article Logic
Execution time: 0.0035800933837891