INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ka bërë operacione plastike? Ronela Hajati flet TROÇ: Të pasmet dua t’i zhduk…[FOTO]

Ka bërë operacione plastike? Ronela Hajati flet TROÇ: Të pasmet dua t’i zhduk…[FOTO]

Publikuar më: 14:04 28-07-2020

Ronela Hajati ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj dhe përmes pyetjeve të tyre ka zbuluar detaje të shumta. Këngëtarja ka treguar se ajo do të bashkëpunojë së shpejti me të njëjtin artist latin që do të vijë në një duet Luana Vjolla, Jay Santos.

Ronela është shprehur se ajo ka nisur xhirimet për një këngë të re dhe ka premtuar se do të jetë po aq ritmike sa ato që publikoi verën e shkuar. Ndër të tjera këngëtarja foli edhe për ndërhyrjet estetike. Dikush nga ndjekësit e ka pyetur nëse ka bërë ndonjë ndërhyrje kirurgjikale në fytyrë dhe e ka komplimentuar për të pasmet.

“Ke bërë ndonjë ndërhyrje estetike? Të pasmet e tua duken shumë seksi”, i ka shkruar dikush Ronelës.

Ajo ka treguar se nuk ka kryer asnjë ndërhyrje, ndërsa për të pasmet është shprehur se nuk i pëlqen dhe se do të donte t’i hiqte.

“S’kam asgjë kundër, madje e di që kur të më vijë koha do ngelem spitaleve… duke pasur sy dhe hundë pak fare të madhe. Po të kisha dhe buzë do ngjaja si dreq… sa për vithe besomë që dua t’i zhduk”, është përgjigjur Ronela.

ron.jpg

Article Logic
Execution time: 0.002953052520752