INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin për ndarjen nga Ronela Hajati, por përgjigja e Young Zerkës nuk ishte ajo që prisnim [FOTO]

E pyesin për ndarjen nga Ronela Hajati, por përgjigja e Young Zerkës nuk ishte ajo që prisnim [FOTO]

Publikuar më: 10:32 21-07-2020

Intervista e radhës së Young Zerkës ka qenë në Korçë, ku ka rrëfyer të gjitha kujtimet që e lidhin me qytetin e tij të lindjes. E kur flasim për kujtime moderatorja e “ Pushime on top”, Ori Nebijaj nuk mund të mos e pyeste Zerkën edhe për historitë e tij të para të dashurisë.

“Unë kam ikur i vogël nga Korça. Dashuriçkat e para i nisa jashtë, por edhe këtu kam kujtime. Vajzat që kishim qejf i kishim nëpër lagje dhe shkolla”, ka thënë Zerka.

I pyetur nëse e ka parë ndonjëherë vajzën për të cilën ka përjetuar emocionet e tij të para, Zerka ka thënë se ajo ka ikur në Amerikë. Megjithatë ai ka treguar edhe mënyrën si i ngacmonin vajzat asokohe. “Ju hidhnim aeroplanka ku shkruanim diçka, sepse atëherë nuk kishte as Facebook as Instagram”, ka rrëfyer Zerka.

Ndërsa përsa i përket historisë së tij më të përfolur të dashurisë me Ronela Hajatin, me të cilën ndan aktualisht të njëjtin label, ai ka preferuar të mos përgjigjet duke shijuar pamjen e mrekullueshme të malit të Moravës.

"Këtu më përpara ka qenë Morava dy…(qesh)".

93A92805-9C86-482B-9EA6-BA54624FFC6C-600x524.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0032730102539062