INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Juncker dyshues për aftësinë e Rumanisë për Presidencën e BE-së

Juncker dyshues për aftësinë e Rumanisë për Presidencën e BE-së

Publikuar më: 12:29 30-12-2018

Presidenti i Komisionit Evropian, Juncker hedh dyshime mbi aftësinë e Rumanisë për të marrë mandatin presidencial të udhëheqjes së Bashkimit Evropian, që ndryshohet cdo gjashtë muaj. Juncer tha për mediat e gjermane: "Besoj se Qeveria në Bukuresht ende nuk e ka kuptuar se cfarë do të thotë të udhëheqësh shtetet e BE-së. Duhet të ketë unitet në shtëpi për të fuqizuar unitetin në Evropë gjatë mandatit. Presidenca e Bashkimit Evropian kërkon vullnet për të dëgjuar të tjerët. Kam dyshime mbi këtë”.

Rumania do të udhëheq presidencën e Bashkimit Evropian nga 1 janari, për herë të parë që nga anëtarësimi në vitin 2007 në bllok. Ai po ashtu, vuri në dyshim kapacitetin e shtetit për të mbajtur unitetin, për shkak të problemeve të brendshme politike.

Ndërsa në nëntor, vetë Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, tha se vendi i tij nuk është i gatshëm për të përmbushur këtë detyrë.

Article Logic
Execution time: 0.003065824508667