INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmohen me thika e grushte dy basketbollistë amerikanë në Rumani

Sulmohen me thika e grushte dy basketbollistë amerikanë në Rumani

Publikuar më: 14:47 18-09-2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rumani, ku dy basketbollistë amerikane që luajnë me skuadrën e Cuza Sport janë rrahur dhe më pas goditur me thikë nga disa tifozë, në një lokal në qytetin e Braila.

Bëhet fjalë për Darell Bowie (24 vjeç) dhe Joseph McClain (25 vjeç), që ndodheshin një një lokal kur ka ndodhur ngjarja e rëndë. Fillimisht ata janë afruar nga një persona, që i ka provokuar dhe ka tentuar t’i godasë, por janë larguar. Më pas janë rrethuar nga një grup prej 8-9 personash, që kanë nisur t’i godasin me shkelma e grushte, por edhe me thika.

Dy basketbollistët amerikanë janë dërguar me urgjencë në spital: McClain është operuar në spitalin e qytezës, ndërsa Bowie është dërguar me helikopter në Bukuresht, pasi dëmtimet me thikë ishin më të rënda dhe në disa pjesë të trupit. Por të dy, fatmirësisht, janë jashtë rrezikut për jetën.

Article Logic
Execution time: 0.0039169788360596