INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Amerika fut në sherr FIFA-n me La Liga-n

Amerika fut në sherr FIFA-n me La Liga-n

Publikuar më: 15:11 18-09-2018

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka shprehur shqetësim në lidhje me propozimin e La Liga-s për zhvillimin e ndeshjes Girona-Barcelona në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo zgjedhje ka krijuar shumë debate dhe krijon një avantazh për katalanasit, duke parë se kundërshtarët e tyre do të humbasin faktorin fushë, me ndeshjen që pritet të zhvillohet në Miami.

“Do të preferoja të shihja një ndeshje të madhe të MLS në Amerikë dhe jo një të La Liga-s. Koncepti i përgjithshëm i futbollit është që ta luash në fushën tënde një ndeshje që luhet në ‘shtëpi’ dhe jo në një shtet të huaj”, - ka thënë Infantino.

Nuk ka vonuar përgjigjja e presidentit të La Liga-s, Javier Tebas, i cili ka shkruar në Twitter: “Dua t’i kujtoj presidentit të FIFA-s se në MLS marrin pjesë tri skuadra nga Kanadaja, një vend që ka një kampionat të vetin”.

Article Logic
Execution time: 0.0038399696350098