INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vijojnë protestat në Rumani, i bashkohet edhe diaspora [VIDEO]

Vijojnë protestat në Rumani, i bashkohet edhe diaspora [VIDEO]

Publikuar më: 15:05 12-08-2018

Mijëra protestues kanë dalë sërish në rrugët e Bukureshtit për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë rumune të social-demokratëve.

Shumë rumunë që jetojnë jashtë vendit janë kthyer në shtëpi për t’iu bashkuar protestave.

Mbi 450 persona raportohet se janë lënduar për shkak të protestave, të cilat duken se nuk do të ndalen deri në arritjen e qëllimit.

“Na duhet ndryshim. Duhet të ndryshojmë politikanët, qeverinë, sepse të gjithë ata janë të paaftë të bëjnë diçka të mirë për ne. Ata mendojnë vetëm për veten e tyre. Nuk do të dorëzohemi deri sa diçka të ndryshojë, deri sa ata të na japin shansin për një jetë më të mirë”, thotë një protestuese.

Social-demokratët në Rumani kanë hedhur poshtë apelet për zgjedhje të reja, duke thënë se protestat nëpër rrugë nuk duhet të lejohen të rrëzojnë qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike.

Article Logic
Execution time: 0.0038490295410156