INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jonida Maliqi mori vendin e parë dhe do na përfaqësojë në EUROVISION, Soni Malaj ka dy fjalë për të thënë: Keqardhja e vetme...[FOTO]

Jonida Maliqi mori vendin e parë dhe do na përfaqësojë në EUROVISION, Soni Malaj ka dy fjalë për të thënë: Keqardhja e vetme...[FOTO]

Publikuar më: 18:09 26-12-2018

Me këngën “Më e fortë”, këngëtarja Soni Malaj konkurroi në skenën e “Festivalit të Këngës” për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurosong”. Kënga u prit mirë nga shikuesit dhe këngëtarja u vlerësua jo vetëm për vokalin, por edhe për performancën e saj. Mirëpo, Soni nuk e preku dot çmimin e madh, pasi fituese e festivalit u shpall këngëtarja Jonida Maliqi.

Sidoqoftë, edhe pse kanë kaluar disa ditë nga përfundimi i festivalit, shumë mendojnë se duhet të ishte pikërisht kënga e Sonit ajo që duhej të përfaqësonte këtë vit Shqipërinë në Eurovizion.

Kështu të paktën vazhdojnë të komentojnë ndjekësit në profilin e këngëtares në Instagram.

“Doja shumë këtë vit një këngë optimiste, pozitive, që të jep kurajo e shpresë, larg epizmave e dramave ballkanase sepse tashmë Europa ashtu na sheh por ne ende nuk e shohim veten ashtu, fatkeqësisht. Ti ma solle ate këngë, mua dhe shumë femrave që njoh”- shkruan një komentuese poshtë fotos së publikuar nga Soni.

Këngëtarja jo vetëm që nuk ka qëndruar indiferente ndaj komentit duke e falenderuar ndjekësen, por me këtë rast ajo ka zbuluar së kënga ka pasur oferta për të përfaqësuar shtete tjera në Eurosong.

“Keqardhja e vetme shkon për bashkëpunëtoret e mi, të cilët insistuan fort që unë të pranoja ofertat e vendeve të tjera shumë të rëndësishme, për t’i perfaqesuar në Eurosong, të cilët kërkonin një artiste që di të përballojë shumë mirë skenën në këndin dhe performance skenike.”- shkruan ajo.

Soni gjithashtu ka sqaruar arsyen se pse nuk e ka pranuar ofertën.

“Une nuk i pranova, se kam nje te keqe, jam idealiste për vendin tim, por mendoj që duhet të jem realiste.”- përfundon Soni komentin e saj.

EOS.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034599304199219