Sot ka qarkualluar lajmi se këngëtarja e njohur Evi Reçi është e lidhur me reperin nga Kosova, MC Kresha.
U aludua se dyshja janë në një lidhje prej dy vitesh, mirëpo mesa duket romanca e tyre nuk është e vërtetë.
Në një prononcim për mediat online shqiptare këngëtarja është shprehur se ky lajm nuk është i vërtetë.
Pa dhënë detaje shtesë, Evi thjesht ka reaguar ndaj lajmit ku shkruhej se ajo është në një marrëdhënie me reperin. Pra, u qartësuam të gjithë: Evi dhe MC Kresha nuk janë të lidhur.