INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nënë për herë të dytë? Na e zbulon Soni Malaj [FOTO]

Nënë për herë të dytë? Na e zbulon Soni Malaj [FOTO]

Publikuar më: 18:30 21-08-2018

Prej kohësh tashmë e dime se Soni Malaj është lumturisht e fejuar me biznesmenin Klevi.

Duket se Soni dhe Klevi do t’a konsolidojnë dhe më shumë lidhjen e tyre pasi këngëtarja duket se do të bëhet sërish nënë.

Në një intervistë për “Talk Talk” Soni ka folur për vajzën e saj të vogël Anna si dhe planet e së ardhmes në familjen e saj.

E pyetur nga gazetarja nëse do të hiqte dorë nga karriera muzikore me kërkesë të vajzës, këngëtarja u shpreh se Anna është kaq e apasionuar pas muzikës, saqë nuk do t’ia kërkonte kurrë që Soni të ndalonte së performuari:

“Edhe sikur të doja unë të hiqja dorë nga muzika ajo nuk më lë. Vjen në çdo provë timen, kur stërvitem me balerina. E shoh që është një potencial i ardhshëm në fushën e artit”.

Soni tha gjithashtu se vajza dëshiron shumë të ketë një motër ose vëlla dhe se këngëtarja mund t’ia plotësojë dëshirën shumë shpejt.

soni2.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037729740142822