INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo vetëm festë në Tiranë, marshimi i heshtur i fëmijëve dhe të rinjve [FOTO]

Jo vetëm festë në Tiranë, marshimi i heshtur i fëmijëve dhe të rinjve [FOTO]

Publikuar më: 16:17 17-03-2019

Një ditë pas protestës së opozitës ku qytetarët u përballën me gaz lotsjellës të përdorur nga forcat e policisë për të shpërndarë turmën në momentin që protestuesit thyen traun e hyrje-daljeve të automjeteve në godinën e zbrazët të seancave plenare, pamja e një vajze të vogël që mbulonte fytyrën për t’i shpëtuar gazit lotsjellës, është kthyer në simbolin e një marshimi të Forumit Rinor Demokratik.

Fëmijët mbajtën kundragaz në fytyrë gjatë marshimit në bulevardin Dëshmorët e Kombit deri tek Ministria e Brendshme, ndërsa vajzat e reja që i shoqëronin, kishin stampuar në bluza portretin e vajzës së goditur me gaz lotsjellës, me mbishkrimin ”Rama si Asad. Mos i helmo fëmijët”.

Në shenjë simbolike u marshua nga selia blu, përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, dhe drejt sheshit “Skëndërbej”, ku zhvillohen festimet e ditës së verës, të spostuara nga dita e enjte në ditën e shtunë, për shkak të motit.
Protesta e heshtur e fëmijëve u mbyll para Ministrisë së Brendshme.

5.jpg

4.jpg

 

3.jpg

 

2.jpg

1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883