INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Punëtoret e SEKSIT në protestë! ''Ndalni dhunën''…

Punëtoret e SEKSIT në protestë! ''Ndalni dhunën''…

Publikuar më: 14:28 17-12-2018

Punëtoret e seksit STAR-STAR, në kuadër të fushatës kundër dhunë kanë dalë në protestë në Ditën Ndërkombëtare “Stop” dhunës ndaj punëtorëve seksualë.

Ato kanë marshuar me çadra të kuqe, në duar përpara shtëpisë përkujtimore të Nënë Terezës në Shkup.
Organizata STAR-STAR dhe punëtorët seksualë janë bërë pjesë e aksionit global për solidarizim ndaj punëtorëve seksualë me qëllim që të zvogëlohet dhuna dhe diskriminimin me të cilin përballet ky grup i margjinalizuar.
“Me Porosinë: “Dekriminalizim tani!” i inkurajojmë të gjithë institucionet dhe opinionin profesional që ta hapin çështjen për rregullim të punës seksuale. Ne punëtorët seksualë vlerësojnë se dekriminalizimi i punës seksuale paraqet politikë më të mirë për avancimin e shëndetit, mirëqenies dhe të drejtat e njeriut. Këto përkushtime bazohen në nevojat e punëtorëve seksual për mbrojtjen e të drejtave të tyre, për krijimin e kushteve të sigurta për jetë dhe punë, por edhe për parandalim të dhunës dhe abuzimeve”, thuhet në mesazhet që ato kanë lëshuar për politikanët.

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271