INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja te liqeni, arrestohet një person, dyshimet e policisë

Vrasja te liqeni, arrestohet një person, dyshimet e policisë

Publikuar më: 15:29 17-03-2019

Të tjera detaje dalin në dritë sa i përket vrasjes së 62-vjeçarit Haxi Baçinozi, i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme teksa ishte për vrap me djalin tek Kodrat e Liqenit në Tiranë.

Policia bën me dije se ka arrestuar një person i cili akuzohet si person që ka ndihmuar autorin. Personi me inicialet M.P, 56 vjeç akuzohet nga policia se ka pasur dijeni për vrasjen e Haxhi Baçinozit, 62-vjeçar, pasi është ka qënë me autorin.

Autori, i dentifikuar si Islam Myrtaj, është shpallur në kërkim nga policia. 

Nga hetimet e kryera deri më tani, policia dyshon që vrasje e Baçinozit, të jetë kryer për konflikte të vjetra mes tij dhe autorit.

Ky i fundit dyshohet se i kishte marrë borxh një vlerë të konsiderueshme 62-vjeçarit, dhe konfliktet kanë nisur pikërisht për faktin se autori, Islam Myrtaj, nuk po i kthente lekët 62-vjeçarit, tashmë të vrarë prej tij.

Njoftimi i policisë
Arrestohet një 56-vjeçar për “Moskallzim krimi” në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Bill Klinton”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi H. B.Specialistët për Hetimin e Krimit ndaj Jetës dhe pronës në DVP Tiranë, arrestuan shtetasin:

M. P., 56 vjeç, banues në Tiranë

Ky shtetas në momentin e vrasjes së shtetasit H. B., dyshohet se ka qënë me autorin e vrasjes dhe nuk ka kallëzuar krimin.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Article Logic
Execution time: 0.0033719539642334