INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo vetëm e imiton në mënyrë spektakolare, por Rezart Veleshnja tallet keq fare edhe “live” me Arian Çanin, do të shkriheni së qeshuri! [VIDEO]

Jo vetëm e imiton në mënyrë spektakolare, por Rezart Veleshnja tallet keq fare edhe “live” me Arian Çanin, do të shkriheni së qeshuri! [VIDEO]

Publikuar më: 09:43 29-04-2018

Ejjj pytoooo plak!

Rezart Veleshnja është një ndër aktorët më të mirë të humorit shqiptarë dhe me të vërtetë publiku e do shumë. E themi me plot gojën që rolet e tij “i qan” dhe kur themi rolët nuk bëjme asnjë përjashtim. Ama të gjithë e njohim me emrin “Betim Spërdhima” personazh me të cilin popullariteti i tij u rrit shumë. Por Rezart Veleshnja së fundmi ka sjellë për publikun një rol të ri duke imituar moderatorin e njohur Arian Çani dhe nëse do i dëgjonim pa i parë fare do vinim bast që është me të vërtetë Çani.

Rezi ka publikuar një video në Instagram ku shfaqet me Arian Çanin në një makinë por moderatorit të njohur i ndodh ajo që na ka ndodhur të gjithëve. Në një moment kur Rezi kishte ndezur kamerën e telefonit për të bërë video, Çani po bënte mimikat e tij karakteristike sepse pretendonte se aktori do shkrepte telefonin për një foto, por fatkeqësisht ishte video. Ta ketë berë me qëllim Rezarti vallë?

 

Article Logic
Execution time: 0.0024120807647705