Ka ndonjë që s’i ka parë videot e “Nanës”?
Ai është taksist, por është bërë viral në Instagram dhe të gjitha rrjetet sociale në vendin tonë pasi i janë publikuar shumë video nga persona anonimë, video në të cilat flet për eksperiencat e tij seksuale, duke përdorur shprehje epike. Këto shprehje i kanë përdorur edhe shumë personazhe të njohur publikë në fotot apo videot e tyre dhe i dëgjojmë shpesh në rrugë apo në ambiente të ndryshme.
Mirëpo jemi të sigurtë që si Rezart Veleshnja nuk e imiton askush. Është aktori i njohur Drilon Hoxha ai që ka publikuar një video ku shfaqet duke udhëtuar me makinë me aktorin e Portokallisë i cili improvizon videot e taksistit. Nuk kemi çfarë t’i themi më, është thjesht epik!
![Mund ta imitoni të gjithë, por si Rezart Veleshnja askush se imiton “NANËN”, do të shkriheni së qeshuri! [VIDEO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/d27d1918e2bad3e45deddf090f54ee4a_L.jpg)