INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeni bërë gati për plazh në fundjavë? Hidhini një sy motit se ka surpriza, ja si do jenë temperaturat! [FOTO]

Jeni bërë gati për plazh në fundjavë? Hidhini një sy motit se ka surpriza, ja si do jenë temperaturat! [FOTO]

Publikuar më: 18:52 29-06-2018

Moti për të shtunën pritet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare të cilat do të dominojnë të gjithë vendin. Sipas MeteoAlb, më të dukshme vranësirat pritet të jenë gjatë pjesës së dytë të ditës, në Verilindje dhe Juglindje, ku priten edhe shira afatshkurtër. Orët e mbrëmjes dhe në vijim risjellin dominim të motit të kthjellët në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit sjellin rritje të lehtë në mëngjes, por rritje më të ndjeshme sjell mesdita duke luhatur vlerat termike nga 14 në 32°C.

Era do fryjë kryesisht e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë.

trn.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0021629333496094