INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tani hallet tuaja mund të marrin fund! Ky shtet i bukur në Europë hap dyert për emigrantët: U japim shtetësinë! [FOTO]

Tani hallet tuaja mund të marrin fund! Ky shtet i bukur në Europë hap dyert për emigrantët: U japim shtetësinë! [FOTO]

Publikuar më: 20:30 29-06-2018

Mos e humbisni këtë mundësi! 

Quhet ndryshe Brazili i Europës dhe ka vendosur që të ftojë emigrantët për të përfituar kombësinë portugeze si një masë kundër krizës së tmerrshme më të cilën po përballen.

Portugalia po kalon një krizë të rëndë, sepse sipas statistikave vendi do të humbasë 40% të popullsisë së saj aktive deri në vitin 2060 për shkak të nivelit të ulët të lindjeve dhe ky fakt nuk lejon që popullsia të rritet.

Duke pasur parasysh këtë, Portugalia ka marra masa të rëndësishme për ta luftuar këtë krizë dhe ka hapur dyert për të gjithë ata që duan të bëhen shtetas me kombësi portugeze. Megjithatë deri tani ky stimul nuk ka dhënë rezultatet e pritura, shkruan joq.al,  prandaj shteti ka vendosur që t’ua japë shtetësinë të gjithë emigrantëve të ligjshëm dhe të paligjshëm që kanë punuar për një vit në Portugali.

Ministri i Brendshëm, Eduardo Cabrita, i shqetësuar për të ardhmen e vendit dhe mungesën e të rinjve tha:

Ne kemi nevojë për më shumë emigrantë, është një e mirë për vendin dhe e mirë për ekonominë. Ne nuk duam një vend me dyer të mbyllura, siç janë disa vende europiane kur vjen puna tek pranimi i emigrantëve.”

Të dhënat tregojnë se 61.000 emigrantëve u është dhënë leje qëndrimi në vitin 2017 dhe deri tani në total 412 mijë emigrantë pritet të marrin shtetësinë portugeze, një numër që përfaqëson vetëm 4% të shifrës së përgjithshme të popullsisë.

port.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271