INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Je si vaj Borshi”/ Çfarë s’u tha për ta pas debatit të ashpër, reagojnë publikisht Juli dhe Sindi: Kërkoj falje…[FOTO]

“Je si vaj Borshi”/ Çfarë s’u tha për ta pas debatit të ashpër, reagojnë publikisht Juli dhe Sindi: Kërkoj falje…[FOTO]

Publikuar më: 14:31 17-02-2021

Sindi dhe Juli u përfshinë dy ditë më parë në një debat të ashpër për shkak të një batute që Sindit ju duk fyese dhe seksiste. Ajo u acarua aq shumë saqë më pas është kapur edhe me Mevlanin ndërsa është ngritur gjithë nerva duke sharë e bërtitur e më pas është larguar nga studio.

E gjithë kjo situatë ka bërë që produksioni të marrë vendimin për ti pezulluar të dy nga emisioni për një afat të papërcaktuar.

Këtë e bëri të ditur Bora në nisje të spektaklit të djeshme, por pa treguar se kur do të mund të rikthehet sërish.

Juli ndërkaq ka reaguar përmes llogarisë së tij në instagram ku shkruan: “Për mua kaq ishte i gjithë diskutimi, më tha për mamanë i thashë për vajin. Qeshi, qesha, kaq fund. Çdo gjë tjetër është e kotë”, shkruan ai pasi e ka rishpërndarë edhe njëherë momentin e debatit me Sindin.

Capture-14.jpg

 

Pas tij, ka reaguar për herë të parë edhe Sindi, e cila ka kërkuar një ndjesë publike për Julin dhe produksionin. Ajo ka shkruar se reagimi i saj ishte i ekzagjeruar, duke pranuar kështu fajin.

“Përshëndetje të gjithë! Po prisja momentin që do kthehem në studio për të pranuar faljen e Julit dhe për t’i kërkuar falje atij dhe produksionit për ekzagjerimin e reagimit tim. Normalisht që pasi kam parë ritransmetimin, e kam vënë re që ai nuk e ka pasur me tendencë të keqe. Mbase të qeshurat që kanë shpërthyer nga të tjerët për batutën e thënë që realisht mua më prek jo për faktin se jam e virgjër që realisht më kanë bërë të reagoj keq. Në moment e sipër çdokush do të vepronte në një mënyrë të caktuar. Eh, unë jam njeri që nuk i menaxhoj dot nervat dhe normal reagova ashtu si jam pa maska dhe siç kam vepruar gjithmonë. Më vjen keq që një Shqiptari e tërë të më sulet mua pa ditur asgjë në lidhje me mua, me kërcënime, me ofendime, me nxjerrje certifikatash personale familjare e shumë e shumë të tjera, duke e ditur që në fund të ditës ishte thjesht një reagim i momentit në një reality show. Do të doja t’i kërkoja shumë falje edhe publikut, sepse realisht nuk ka qenë asnjëherë qëllimi im të bëj askënd të ndihet keq e për më tepër të papranuar nga unë. Ju lutem nga zemra gjithë këtë mllef ta shprehni për problemet sociale që kemi ditë pas dite dhe jo për një reagim të një 22-vjeçareje që në fund të ditës ka shumë për të mësuar nga jeta dhe është thjesht pjesë e një reality-show. Unë nesër, pasnesër do ta kem shok Julin dhe juve çfarë ju ngel? Kërcënimi që më keni bërë mua dhe familjes time. Cfarë bëni o njerëz?”- shkruan ajo.

sef.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0027279853820801