INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kosova feston Pavarësinë, Dua Lipa bën urimin e veçantë: Kurrë nuk do ta harroj…

Kosova feston Pavarësinë, Dua Lipa bën urimin e veçantë: Kurrë nuk do ta harroj…

Publikuar më: 14:31 17-02-2021

Sot është 13 vjetori i Pavarësisë së Kosovës dhe në këtë ditë të veçantë nuk kishte si të mos mungonte një urim special nga Dua Lipa. Këngëtarja me famë botërore, e cila ka treguar gjithmonë me krenare origjinën e saj shqiptare, ka kujtuar emocionet që ka përjetuar kur u shpall Pavarësia.

Krahas një fotoje të sajën me flamurin e Kosovës në sfond, Dua Lipa ka shkruar: “Gëzuar ditën e Pavarësisë Kosovë! 13 vite! S’do ta harroj kurrë momentin kur e ndiqja live në TV, teksa jetoja në Prishtinë. Emocione, emocione, emocione, energjia e qytetit! E paharrueshme! Krenare të shoh deri ku ke arritur dhe sa shumë do të arrish.”

 

Article Logic
Execution time: 0.0039341449737549