INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jashtë standarteve të sigurisë, çfarë po hamë/ Sekuestrohen 44.5 ton produkte [FOTO]

Jashtë standarteve të sigurisë, çfarë po hamë/ Sekuestrohen 44.5 ton produkte [FOTO]

Publikuar më: 10:29 17-06-2019

Rreth 44.5 ton ushqim për asgjesim janë sekuestruar nga Autoriteti Kombëtar I Ushqimit ndërsa janë gjobitur edhe bizneset të cilit i përkisnin.

Nga inventarizimi i produkteve ushqimore nga ku u konstatuan 44.5 ton produkte (verë, raki, maja, uthull, ujë, lëndë e parë etj) u vërtetua se subjekti vazhdonte aktivitetin në shkelje të ligjit dhe duke shpërfillur Urdhrin e Bllokimit të organit kompetent të sigurisë ushqimore.

Gjithashtu u vendosën 8 gjoba me vlerë totale 2.3 milion lekë.

Njëri subjekt ishte në Shkodër që merrej me tregtinë e pijeve alkoolike dhe joalkoolike.

Ndërsa në subjektin në Tiranë u konstatuan produkte ushqimore të cilat rezultuan të pa etiketuara apo me etiketë në kundërshtim me ligjin (fasule, sojë, qumësht gomarice, kavanoza me boronicë, caj, uthull me mbishkrime mjekësore, hudhër, arrë kokosi, lajthi, stika, arra etj).

Ambjenti ishte i mbingarkuar me produkte, i pasistemuar, produktet ruheshin ne dysheme dhe disa produkte mbaheshin edhe në ambjente sanitare.

4.PNG

3.PNG

2.PNG

1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0042400360107422