INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
AKU kërkon që të ndiqen penalisht ata që tregtojnë ushqime të pasigurta

AKU kërkon që të ndiqen penalisht ata që tregtojnë ushqime të pasigurta

Publikuar më: 17:19 09-01-2019

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kërkon të dënohen penalisht ata që prodhojnë,ruajnë, transportojnë apo tregtojnë produkte të pasigurta. Të dënohen penalisht ata që falsifikojnë produktet ushqimore dhe etiketimin e rremë si dhe ata që prishin shenjat dalluese të bllokimit nga AKU dhe rinisin aktivitetin në mënyrë ilegale.
“Çmojmë se këto ndryshime në kodin penal do të kenë një impakt më të gjerë në garantimin e sigurisë ushqimore, parandalimin e shkeljeve në mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së konsumatorit si dhe do të disiplinojnë paligjshmëritë mbi situatë kriminaliteti ushqimor, e cila në pamje të parë duket e rregullt, por fsheh labirinte të mëdha me pasoja fatale edhe në gjeneratat e brezave të ardhshëm”-thuhet në njoftimin e këtij institucioni.
AKU gjatë vitit 2018 ka referuar pranë organevetëprokurorive të rretheve , 65 raste për vepra penale që lidhen me sigurinë ushqimore si tregtim i produkteve të pasigurta, prodhim i kundraligjshëm i tyre dhe mashtrim/falsifikim ushqimor për të cilat ka dispozita të caktuara në Kodin penal. Nga trajtimi i këtyre materialeve ka rezultuar se edhe vetë formulimi i dispozitës penale ka problematika çka vështirëson deri pamundëson dënimin penal të të dyshuarve.
Autoriteti mori pjesë në seancën për “Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut” ku ngritën domosdoshmërinë e ndryshimeve në Kodin penal sa lidhet me çështjen e Sigurisë Ushqimore.

Article Logic
Execution time: 0.0038700103759766