INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jamie Foxx dhe Timbaland bashkohen në një film të animuar

Jamie Foxx dhe Timbaland bashkohen në një film të animuar

Publikuar më: 10:51 12-04-2016

Filmi i animuar “Groove Tails” ende nuk ka nxjerrë një trailer zyrtar, po që tani po mbledh vëmendjen e të gjithëve rreth tij.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur për të do të punojë aktori fitues i Oscar, Jamie Foxx dhe së fundmi autori i shumë hiteve, Timbaland, është në bisedime për t’u bërë producenti ekzekutiv i filmit. Kujtojmë se dyshja ka punuar së bashku më parë për hitin “I Don’t Need It” të vitit 2009. Producenti 44 vjeçar nuk ka punuar më parë në një film të animuar, por nuk është i par në fushën e tij që e ndërmerr këtë hap. Më parë ishte Pharrell ai që kompozoi këngët për filmat e animuar “Despicable Me”, me një nga të cilat u nominuar në vitin 2014 për “Këngën Më Të Mirë Origjinale” në çmimet Oscar. Bëhet fjalë për super-hitin “Happy”.

Duke u rikthyer tek filmi, “Groove Tails” do të shohë Foxx si një miush i detyruar të konkurrojë si kërcimtar rrugë për të paguar një borxh të majmë djathi. Dhe kur bëhet fjalë për Jamie Foxx, jemi të bindur se ia del të bëjë absolutisht gjithçka!

Article Logic
Execution time: 0.0035309791564941