INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasje e fortë fizike mes Jamie Foxx dhe një klienti në restorant! [VIDEO]

Përplasje e fortë fizike mes Jamie Foxx dhe një klienti në restorant! [VIDEO]

Publikuar më: 14:02 10-01-2017

Ishte një mbrëmje e dhunshme për yllin e shumë filmave.

Jamie Foxx kaloi një natë të vështirë të shtunën kur një klient në një restorant popullor në pjesën perëndimore të Hollywood e sulmoi fizikisht. TMZ ka bërë me dije se aktori fitues i çmimit Oscar dhe disa miq ishin në restorant kur një person erdhi dhe u ankua se ata po tregoheshin shumë të zhurmshëm. Një dëshmitar thotë se burri po tregohëj shumë i ashpër në ton duke thënë: “Ti nuk do të kruhesh me mua”. Një komedian në tavolinë iu kthye me po të njëjtin ton. Në atë pikë personi iu kthye Jamie-t duke arritur në kontakt fizik, por mësohet se fitues ishte ky i fundit i cili e kapi për fyti. Më pas njeriu i panjohur dhe grupi i tij u përzunë nga restoranti. Morali? Jamie Foxx është personi i vërtetë me të cilin nuk duhet të kruhesh.

Article Logic
Execution time: 0.0037250518798828