INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy yjet hollivudianë veprojnë si adoleshentë vetëm për t’u takuar! Ja çfarë bënë! [FOTO]

Dy yjet hollivudianë veprojnë si adoleshentë vetëm për t’u takuar! Ja çfarë bënë! [FOTO]

Publikuar më: 14:03 22-05-2017

E gjithë bota e di që janë bashkë, por ata vazhdojnë të fshihen si dy adoleshentë.

Bëhet fjalë për Katie Holmes dhe Jamie Foxx! Vetëm se për fatin e tyre të mirë nuk bëhet fjalë për cepa pallati, por një avion privat. Çështje luksi kur je një aktor i njohur botërisht dhe fiton miliona dollarë. Megjithatë fshehja i bën ata të duken si dy 15-vjeçarë që po përpiqen të gëzojnë marrëdhënien e tyre larg syve të të gjithëve. Nuk është se ka ndonjë gjë të keqe në këtë mes pasi edhe ky detaj mund ta bëjë më emocionuese gjithë këtë “punë”, veç faktit që thuajse gjithë bota e di që janë bashkë dhe po përpiqen të fshihen. Ata janë takuar në një avion privat dhe janë larguar së bashku nga Parisi. Dhe po, u lumtë që janë fshehur meqë ra fjala. Askush nuk e zbuloi, po mos jua thoni atyre.

jamiekatie.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036599636077881