INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë marrëveshje kanë bërë Tom Cruise dhe Katie Holmes para se të ndaheshin? [FOTO]

Çfarë marrëveshje kanë bërë Tom Cruise dhe Katie Holmes para se të ndaheshin? [FOTO]

Publikuar më: 18:59 08-09-2016

Romanca mes Katie Holmes dhe Jamie Foxx ka qenë një ndër sekretet më të mëdha të Hollyëood-it për disa vite. Pas 5 vitesh me aktorin Tom Cruise,me të cilin ka një vajzë, Katie ishte e bindur për të nënshkruar divorcin, edhe nëse Tom vendoste ndonjë kusht të çuditshëm. Dhe mesa duket kështu ka ndodhur, pasi  sipas Radar Online, Tom dhe Katie kanë bërë një marrëveshje divorci, ku aktori i ka kërkuar Holmes që nëse do të lidhej në të ardhmen, nuk do ta bënte publike atë. Pra kjo marrëveshje është arsyeja se pse Katie dhe Jamie Foxx po e mbajnë të fshehtë lidhjen e tyre. Asaj i lejohet të ketë një të dashur, por jo të dalë publikisht me të, dhe të mos e takojë atë me vajzën e tyre 10 vjeçare, Surin.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036189556121826