INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Melissa McCarthy, bosja që mundi Batman dhe Superman

Melissa McCarthy, bosja që mundi Batman dhe Superman

Publikuar më: 13:08 11-04-2016

Dhe meqenëse ishim tek Melissa McCarthy, ndalemi pak tek filmi më i fundit i aktores "The Boss" i cili këtë fundjavë është ngjitur në krye të Box Office.

Sipas sajtit THR, filmi komedi ka mposhtur "Batman V Superman: Dawn of Justice", duke shënuar kështu të tretën herë që një komedi e Melissa McCarthy arrin të pozicionohet në vend të parë që në fundjavën e daljes nëpër kinema. Dy sukseset e mëparshme kanë qenë ato "Identity Thief" i vitit 2013-të dhe ai "Spy" i vitit 2015-të. Sa i përket filmit me superheronj me aktorët Ben Affleck dhe Henry Cavill, fitimet e tij kanë rënë gati 50 përqind këtë fundjavë duke mbledhur vetëm 23.44 milionë dollarë. I treti në listë është renditur "Zootopia" me 14.4 milionë, ndërsa në vend të katërt komedia familjare "My Big Fat Greek Weeding 2"!

Article Logic
Execution time: 0.0035889148712158